Arrestohen 6 persona në Tiranë, policia nxjerr detajet

schedule10:37 - 29 Shtator, 2020

schedule 10:37 - 29 Shtator, 2020

Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë 24 orëve të fundit 6 persona për vepra të ndryshme penale.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i një 29 vjeçarin, pasi në rrugën “Frank Bardhi”, gjatë kontrollit fizik iu gjetën e u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të një 40 vjeçari pasi kishte vjedhur një biçikletë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i një 50 vjeçari pasi ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes. Për të njëjtën akuzë u arrestua edhe një 37 vjeçar, i cili ushtroi dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur.

Ndërkohë, nbjë ditë më parë u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për një 24-vjeçare pasi shkoi gjoja për të lypur në një banesë në Kashar, por më pas tentoi ta vjedhë atë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!