5 shoferë janë arrestuar në Lezhë kurse 3 të tjerë janë vënë nën hetim. Arsyeja ka qenë drejtimi i makinës pa patentë. Shoferët janë kapur në akset rrugore Lezhë-Shkodër, Lezhë-Milot dhe Milot-Mamurras. Tre të rinjtë janë proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës.
Njoftimi i policisë:
Vihen në pranga 5 drejtues mjetesh, si dhe procedohen penalisht në gjëndje të lirë për shkak të moshës 3 drejtues të tjerë . Gjithashtu, vihet në pranga 30-vjeçari, për veprën penale “Dhuna në familje “. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :E.D., 24 vjeç, banues në Tiranë, Xh.D., 57 vjeç, banues në Fushë Mamurras, A.L., 18 vjeç, banues në Zhejë, Kurbin, L.Gj., 57 vjeç, banues në Krujë dhe E.Z., 29 vjeç, banues në Laç .
Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjëndje të lirë për shkak të moshës shtetasit :N.Ll., banues në Mirditë, M.L. dhe M.A., banues në Lezhë. Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në akset rrugore Lezhë-Shkodër, Lezhë-Milot, Milot-Mamurras, duke drejtuar mjetet e tyre pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.L., 30 vjeç, banues në fshatin Gurëz, Kurbin, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases Dh.L., 26 vjeçe. Materialet hetimore u referuan në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme. be.k/abcnews.al