Arrestohen 4 persona në Elbasan, po transportonin 10 shtetas të huaj nga vendet e treta

schedule14:32 - 12 Korrik, 2020

schedule 14:32 - 12 Korrik, 2020

Policia në Elbasan ka vënë në pranga katër persona për gjatë operacionit të koduar “Mengel 2” për parandalimin dhe goditen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

10 të arrestuarit janë kapur në flagrancë ndërsa tentonin të transportonin 10 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Operacioni “Mengel” ka nisur që më datën 10 korrik, dhe si rezultat i të cilit u vu në pranga 1 person  dhe u procedua 1 tjetër, pasi transportonin 9 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400-500 euro, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, opercioni ka vijuar për goditjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Po ashtu, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në pranga për për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, janë vënë:

E.L., 30 vjeç dhe M. N., 33 vjeç, banues në Kamzë, H. H., 36 vjeç dhe L. H, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 10 shtetas sirianë, me dy automjete të marra me qira. Personat e arrestuar do t’i transportonin shtetasit e huaj në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në shtetet e Bashkimit Evropian, kundrejt pagesës 500 euro për person.

Njoftimi i plotë:

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mengel 2″, për parandalimin dhe goditen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Në kuadër të operacionit parandalohet dhe goditjet një tjetër rast.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcen e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Vihen në pranga 4 shtetas, të cilët u kapën në flagrancë duke transportuar 10 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan për marrjen e masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të ndihmes për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimit të tyre kundrejt pagesës në territorrin shqiptar dhe me denstinacion vendet e BE-se, si dhe në vijim të operacionit policor “Mengel “, nisur më datë 10 korrik, si rezultat i të cilit u vu në pranga 1 shtetas dhe u procedua 1 tjetër, pasi transportonin 9 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400-500 euro, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, opercioni ka vijuar për goditjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një pune të mirëfilltë operativo-procedurale dhe ndjekjes prokative u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, i shtetasve:

E. L., 30 vjeç dhe M. N., 33 vjeç, banues në Kamzë, H. H., 36 vjeç dhe L. H, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 10 shtetas sirianë, me dy automjete të marra me qira. Personat e arrestuar do t’i transportonin shtetasit e huaj në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në shtetet e Bashkimit Evropian, kundrejt pagesës 500 euro per person.

Po këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin dhe me shtetasin R. M., i arrestuar në flagrancë në datën 10.07.2020 në kuadër të operacionit “Mengel”, kryenin aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kryesisht sirianëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, nga Korça në Kukës, me destinacion perfundimtar vendet e Bashkimit Evropian.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy automjetet dhe pesë aparate celular.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vazhdojnë hetimet për venien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. /abcnews.al/