Arrestohen 4 persona në Elbasan, për çfarë akuzohen

schedule09:02 - 22 Shtator, 2021

schedule 09:02 - 22 Shtator, 2021

Elbasan – 4 persona janë vënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuarit janë: B. D., 31 vjeç, banues në Librazhd, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon në të cilin kishte të hapur faqe interneti për baste sportive.

F. Ç., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, është konfliktuar për motive të dobëta dhe më pas ka goditur për shkak të detyrës, rojën e një dyqani, shtetasin R. K.

B. E., 15 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Syrja Dylgjeri”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur një ciklomotor.

K. D., 25 vjeç, banues në fshatin Zdrajsh, Librazhd, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Elbasan, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Evidentohet një rast i ushtrimit të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasin:

B. D., 31 vjeç, banues në Librazhd, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon në të cilin kishte të hapur faqe interneti për baste sportive.
——-
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasin:

F. Ç., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, është konfliktuar për motive të dobëta dhe më pas ka goditur për shkak të detyrës, rojën e një dyqani, shtetasin R. K.
——–
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin:

B. E., 15 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Syrja Dylgjeri”, Elbasan, dyshohet se ka vjedhur një ciklomotor.
——-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin:

K. D., 25 vjeç, banues në fshatin Zdrajsh, Librazhd, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/