Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohen 32 tifozë uellsianë në Armeni, Federata e Futbollit fillon negociatat me policinë lokale

schedule19:36 - 18 Nëntor, 2023

schedule 19:36 - 18 Nëntor, 2023

Federata e Futbollit të Uellsit ka konfirmuar se 32 tifozë janë arrestuar në Jerevan, kryeqytet i Armenisë, para ndeshjes kualifikuese të Kampionatit Evropian që përfundoi pak orë më parë, me rezultatin e barabartë, 1 me 1.

Në Jerevan, rreth 1200 tifozë të Uellsit mbërritën për të parë ndeshjen, ndërsa njoftimi për arrestimin e 32 tifozëve erdhi nga vetë Federata Uellsiane e Futbollit.

“Ne jemi në dijeni të situatës në lidhje me tifozët tanë në Jerevan dhe jemi në diskutime të rregullta me policinë. Jemi në kontakt me autoritetet lokale si dhe me policinë e Uellsit, që po e menaxhojnë situatë së bashku me agjencitë vendase të zbatimit të ligjit. Është e përfshirë edhe Zyra e Jashtme dhe Commonwealth Britanik”,- thuhej në deklaratë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!