Arrestohen 2 shqiptarë në Itali, si ua zbuloi policia 2 milion euro kokainë në garazhin e picerisë

schedule13:36 - 19 Nëntor, 2019

schedule 13:36 - 19 Nëntor, 2019

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi janë kapur nga policia me kokainë. Në pranga kanë rënë M.L., dhe C.E.

Sipas mediave italiane ata kishin fshehur tetë kilogramë kokainë në një garazh picerie në San Leonardo, Parma.

“Tetë kilogramë kokainë të pastër u gjetën në një garazh në Via San Leonardo. Dy shqiptarë, njëri prej të cilëve ishte arrestuar edhe në vitin 2008 për trafik kokainë në provincën e Alessandria, u arrestuan nga oficerët e policisë në Parma, disa ditë më parë dhe tani ndodhen në burgun Parmesan në Via Burla.

Trafikantët do të kishin përfituar rreth 2 milion euro nëse dilte në treg kokaina e sekuestruar. Kokaina ishte e ndarë në blloqe dhe e fshehur brenda një kartoni”, thuhet në njofttimin e policisë.

“M. L., pronar i një piceri në rrethin San Leonardo, po ashtu ai kishte edhe garazhin në të cilin u gjet kokaina. M.L. ishte arrestuar edhe një herë më parë në vitin 2008, pasi ishte kapur me 2 kg kokainë, por ishte lënë i lirë.

Agjentët gjatë hetimeve konstatuan se M.L takohej shpesh me një bashkatdhetar, C.E, pikërisht në garazhin, që ndodhej në Via San Leonardo.

Të dy u ndaluan dhe u kontrolluan nga policia. Gjatë kontrollit në garazh agjentët gjetën 8 kg kokainë të ndarë në tetë blloqe, të fshehura brenda një kutie kartoni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!