Trupat izraelite kanë arrestuar 15 palestinezë në bastisjet që filluan mbrëmjen e djeshme në të gjithë Bregun Perëndimor, sipas Shoqatës Palestineze të Burgosurve.
Kjo çon numrin total të të arrestuarve që nga 7 tetori në 7770, duke përfshirë edhe të liruarit pas ndalimit. Arrestimet e fundit u përqendruan në Ramallah dhe Qalqilya, por u zhvilluan gjithashtu në Jenin, Hebron dhe Betlehem.
Gjatë bastisjeve u raportuan abuzime të shuma si dhe kërcënime ndaj të arrestuarve dhe familjeve të tyre.
/abcnews.al