Shkatërrohet banda e trafikut të drogës me skaf nga Maroku në Spanjë. Autoritetet spanjolle kanë vënë në pranga 100 anëtarë të bandës që transportonte marijuanë dhe hashash duke kaluar përmes Mesdheut drejt Seviljes.
Gjatë aksionit u sekuestruan më shumë se 5 ton hashash dhe 230 kg marijuanë. Policia spanjolle ka njoftuar se disa nga anëtarët e këtij rrjeti punonin për të siguruar skafet të cilat duhet të ishin gjithmonë në përdorim.
Sipas policisë, pjesa tjetër e bandës e fshihte drogën në kamionë me fruta të cilët trafikonin lëndë narkotike nga Spanja drejt Francës për të furnizuar trafikantët në të gjithë Europën./mv.abcnews.al