Arrestohen 10 persona në Tiranë, policia jep detajet

schedule11:21 - 18 Korrik, 2020

schedule 11:21 - 18 Korrik, 2020

Policia e Tiranës ka arrestuar 10 persona gjatë 24 orëve të fundit, 2 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim më herët.

Kështu u bë e mundur arrestimi i një 22 vjeçari pasi në bulevardin “Bajram Curri”, shërbimet e Komisariatit Nr. 2, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Për drogë është arrestuar edhe një 38 vjeçar në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë, kurse një 26 vjeçari policia i kapi kokainë në makinë në rrugën “Sami Frashëri”.

Një 41 vjeçar u arrestua gjithashtu sepse në bazë të njoftimit në aplikacionin Komisariati Dixhital, në rrugën “Zydi Herri”, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit që ai administronte janë gjetur mbetje të dyshuara narkotike të llojit kokainë.

Pas kontrollit të një magazine ngjitur me lokalin, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 61 gr. lëndë resinë, nënprodukt i lëndës narkotike cannabis sativa.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. L., 40 vjeç, pasi, ka kanosur me mjet prerës thikë dhe ka goditur me grusht shtetasen N. T. Gjithashtu ka përndjekur, duke kërcënuar e me jetë dhe shantazhur se do i publikonte video intime në rrjetet sociale ish të dashurës së tij, vajzës së shtetases N. T.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 55 vjeç, sepse në rrugën “Gaqo Tashko”, në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ç., 27 vjeç, pasi në Paskuqan, në rrugën “Ajet Xhindolli”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. H., 33 vjeç, pasi në Kamzë, në Bulevardin Blu, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe gjatë shoqërimit i ka kundërshtuar ata me dhunë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

•V. XH., 62 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

•A. H., 40 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!