Forcat e sigurisë së Kirgistanit kanë arrestuar ish Presidentin Almazbek Atambayev, i akuzuar për korrupsion. Arrestimi i tij është bërë pas një bastisje në shtëpinë e tij gjatë mbrëmjes së të mërkurës, e cila rezultoi në vdekjen e një oficeri të Forcave Speciale. Gjatë ndërhyrjes së forcave special, mbështetësit e tij morën armë në mbrojtje të tij dhe kapën 6 ushtarë që u liruan më vonë.
Pas pak, në shtëpi u raportua për gjuajtje me armë zjarri dhe granata të hedhura në një bastisje të dytë në banesën e Atambayev, në periferi të kryeqytetit.
Ish-Presidenti Atambayev raportohet se u dorëzua dhe u dërgua më pas në kryeqytet, Bishkek.
Presidenti aktual Sooronbai Jeenbekov tha se z.Atambayev, i cili fillimisht u kërkua për të marrë në pyetje si dëshmitar, kishte kryer një “krim të rëndë” duke “vendosur rezistencë të fortë të armatosur” ndaj policisë.
Ish-Presidenti i Kirgistanit nga viti 2011 deri në 2017
kishte refuzuar në mënyrë të përsëritur thirrjet e policisë për të dëshmuar për pretendimet e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës./ABC News Albania 24/7