Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestimi i trafikantit shqiptar/ Gazetarja: Pjesë e grupit Çopja. Vilson Pepa trafikoi rreth 11 tonë kokainë

schedule13:31 - 5 Shtator, 2025

schedule 13:31 - 5 Shtator, 2025

Vilson Pepa u kap në Santo Domingo, ndërsa rezultonte i kërkuar për trafik kokainë nga SPAK.

Gazetarja dhe autorja e emisionit “Gjërat Tona”, Etleva Delia në një intervistë në “News Line” në ABC News tha se Vilson Pepa ishte pjesë e grupit Çopja.

Gjithashtu, ndërsa foli për mënyrën e arrestimit, theksoi se emrat e këtyre personave, që rezultojnë pjesë e grupeve kriminale, janë gjithë kohës në vëmendje të autoriteteve, për të bërë të mundur zbulimin e vendndodhjes së tyre.

“Është pjesë e dosjes hetimore, për Pepën episodet flasin për trafikimin rreth 11 ton kokainë, ka akuzë për ndihmesën që ka dhënë për pastrimin e parave që përfitohej nga aktiviteti i paligjshëm. Në vitin 2021 është arrestuar në Lushnje, dhe për shkak se kjo shumë nuk justifikohej u bë sekuestrimi i parave, arrestimi dhe më pas edhe lirimi i tij. Gjithashtu nga sa ndihet rolet ishin të ndara, por ai dyshohej se ishte pjesë e grupit që merrej me grumbullimin paketimin e kokainës në vendet e Amerikës së Jugut. Kishin si bazë Paraguain ku ishin stacionuar dy vëllezërit Çela, por ata lëviznin edhe në vende të tjera”, tha më tej gazetarja Delia.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!