“Dyshimi se Putini po punëson agjentë nga ne për sulme në territorin gjerman është jashtëzakonisht serioz. Ne nuk do ta lejojmë Putinin të sjellë terrorizmin e tij në Gjermani.”
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e shkroi këtë në një postim në X, duke komentuar arrestimin e dy spiunëve ruso-gjermanë që po planifikonin sulme në infrastrukturën ushtarake dhe objektet industriale në Gjermani për të sabotuar ndihmën për Kievin.
“Këtë ia thanë ambasadorit rus sot në një thirrje”, përfundoi ministri që ndodhet sot në Capri për G7./abcnews.al