“Arrestimi i mbretit të kokainës dobësoi bandat”, ministri kolumbian mesazh trafikantëve: Dorëzohuni

schedule14:43 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 14:43 - 8 Dhjetor, 2021

Arrestimi i bosit të drogës Dairo Antonio Úsuga në muajin Tetor është përkufizuar nga qeveria kolumbiane si goditja më e rëndësishme ndaj trafikut të drogës pas Pablo Escobar.

Për disa persona arrestimi i tij përbënte fitoren më të rëndësishme për forcat e sigurisë ndërsa në Kolumbi u hodh teza se kapja e tij mund të çojë në rritje të trafikut të drogës dhe shtimit të trafikantëve të cilët do të nxitonin për  të mbushur “mungesat” në treg.

Në një intervistë për BBC ministri kolumbian i Mbrojtjes Diego Molano thotë se arrestimi i tij ka sjellë fundin e Klanit që drejtohej nga Úsuga.

“Kohët e fundit fola me një nga njerëzit e tij që është dorëzuar dhe ai më tha: “Ai kishte nën kontroll gjithçka, ai ishte si babai ynë, ai ishte i ditur, ai kontrollonte gjithçka”.

Dhe njerëzit e Úsugas nuk janë të vetmit që po kërkojnë ushtria dhe policia kolumbiane. Pesë vjet pas zbatimit të një marrëveshje paqeje me grupin më të madh rebel të Kolumbisë, Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, vendi nuk është aspak i lirë nga bandat e armatosura.

Sipas Molanos, këto banda kanë 13,000 anëtarë, gjysma e tyre të armatosur dhe gjysma si mbështetje.

Ka grupe disidente të përbëra nga ish-rebelë të Farcit që kundërshtuan marrëveshjen e paqes, anëtarë të një grupi tjetër gueril marksist, Ushtria Çlirimtare Kombëtare (ELN), grupe paraushtarake të krahut të djathtë dhe bandat kriminale si Klani i Gjirit.

Për të gjithë ata, Molano ka një mesazh: “Dorëzohuni, ose ne do t’ju kapim”. Numri i fëmijëve të rekrutuar me forcë nga bandat mbetet i lartë, ashtu si dhe shkalla e vrasjeve të ambientalistëve dhe aktivistëve socialë, të cilët mbrojnë të drejtat e njeriut. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!