Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestimi i Lefter Kokës, Vangjeli në ABC Live: E ka ditur më mirë se kushdo

schedule13:04 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 13:04 - 14 Dhjetor, 2021

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, për çështjen e inceneratorëve. Zhvillimi i papritur është diskutuar në studion e “Abc Live” me Juli Xhokaxhi.

Analisti Lorenc Vangjeli thotë se arrestimi është parandjerë nga vetë Koka, ndërkohë që u dorëhoq nga mandati i deputetit të PS, të cilin e fitoi në Durrës.

“Një zhvillim i papritur në kohë, por i parandjerë prej kohësh nga Koka që u dorëhoq menjëherë. Duhet ta dinte më mirë se kushdo tjetër se për çfarë bëhej fjalë. Është e çuditshme të shikosh rrokullisjen e këtij personazhi nga Durrësi. Një prurje e ish-kryeministrit Nano. Më pas një nga njerëzit e afërm të Ilir Metës dhe më pas deputet i PS. Është një trajektore që për momentin stacionin e çastit e paska pasur te dera e qelisë”, tha ai.

Sakaq, gazetari Mentor Kika e shikon si përpjekje për të kapur peshkun e madh. sipas tij për inceneratorët nuk duhet të shkojë në burg vetëm një njeri i vetëm.

“Një përpjekje për të bërë se kapëm një peshk të madh. Për inceneratorët nuk duhet të shkojë vetëm një njeri i vetëm. Zyrtarë të ministrisë së mjedisit, janë dy zyrtarë që janë sot deputetë të Partisë Socialiste”, tha Vangjeli. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!