Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka reaguar për arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka, i akuzuar për çështjen e inceneratorëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi paralajmëron se ka ende të tjerë, majtas dhe djathtas, thekson ajo. Kryetarja e LSI shprehet se janë të gjithë në provë.
“Ka akoma dhe shumë të tjerë, majtas e djathtas. Janë të gjithë në provë, përballë provave të pa kontestueshme!” shkruan Kryemadhi.