Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestimi i Lefter Kokës, gazetari: Si kryheshin pagesa fiktive për kompanitë e Zotos dhe Gugalles

schedule21:51 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 21:51 - 14 Dhjetor, 2021

Gazetari Ermal Vija ka bërë publike detaje të reja nga hetimi i SPAK për skandalin e inceneratorëve që kulmoi ditën e sotme me arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Vija tha se në lidhje me tenderin në fjalë nuk është shpallur vlera, e cila është detyrim për tenderat e kësaj natyre.

Ai u shpreh se SPAK pretendon se personat e arrestuar kishin krijuar një skemë mashtrimi duke përdorur dy kompanitë e Klodian Zotos dhe Stela Gugalles për të bërë pagesa fiktive.

“Janë ngritur katër akuza. Për të treja rastet prokuroria pretendon se i ka zbërthyer si ka funksionuar. Bëhet fjalë për tenderin që ka fituar zoti Zoto në bashkëpunim me Gugalljan. Në momentin që është shpallur tenderi është bërë negociatë. Për tenderat e kësaj natyre është detyrim të shpallet vlera. SPAK ka sjellë hetim paraprak vetëm për inceneratorin e Elbasanit.

E treta është ajo e korrupsionit. SPAK si dhe prokuroritë e tjera e kanë pasur të vështirë për të provuar akuzën e korrupsionit. Ka qenë një vlerë 3.7 mln euro. Janë dy kompanitë njëra e Zotos dhe tjera e Gugalles. SPAK pretendon se përmes tyre janë bërë pagesa fiktive.  Pretendohet që këto dy kompani i kanë ofruar kompanive të tjera në pronësi të Lefter Kokës dhe familjarëve të tij shërbime dhe kanë marrë para pa i kryer ato shërbime”, deklaroi ai. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!