Arrestimi i Kajmakut, gazetarja: E shfrytëzoi politika, pastaj e largoi

schedule23:24 - 20 Qershor, 2022

schedule 23:24 - 20 Qershor, 2022

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur në lidhje me arrestimin e ish-kryetarit të bashkisë së Vorës Agim Kajmakun.

E ftuar në “Opinion”, Lala ka zbuluar se autoritetet italiane kishin 8 muaj që e përgjonin Kajmakun, ndërsa ka renditur pistat ku autoritetet shqiptare mund të hetojnë.

“Kanë qenë rreth 8 muaj në hetim nga autoritetet. Pronari i fidanishtes ka sinjalizuar i pari, janë përgjuar, më pas janë detektuar dhe  me autoritet shqiptare është bërë një kontroll.

Kajmaku ishte një kryetar bashkie që u zgjodh edhe pse dihej aktiviteti i tij kriminal. Politika mbylli sytë përpara këtyre fakteve. PS dhe mbase edhe forcave të tjera nëse do të ishin në të njejtën situatë do ti interesonte e njëjta gjë. Kajmaku nuk ishte emër i panjohur”, tha ajo.

Artan Hoxha: Kajmaku garantonte marrjen e bashkisë së Vorës.

Lala:E ka shfrytëzuar politika dhe më pas e largoi. Bashkëshortja e tij ka 2 milion euro në llogari bankare, pavarësisht biznesit nuk është e qartë se cili është burimi i të ardhurave. Ata kanë fituar edhe tendera, ndaj kjo është më shqetësuese.

Kur duhej të flitej për Kajmakun, të gjithë heshtën. Një gjë duhet ta kemi të qartë, policia italiane nuk dërgon pas hekurash dikë pa pasur një minimum provash. Kajmaku përgjohej prej 8 muajsh. Autoritetet italiane prisnin të shkonte vetë Kajmaku që ta arrestonin.

Si nuk bënë asnjë hetim autoritetet shqiptare? Ai vinte nga bota e krimit me një vendim të formës së prerë. Fakti që nuk e deklaroi një fakt të tillë edhe pse e dinte që nuk mund të pësonte asgjë nga kjo, bëri që autoritetet e jashtme të dyshonin që Kajmaku nuk është shkëputur kurrë nga aktiviteti kriminal. Thjeshtë politikës iu desh derisa të merrnin bashkinë e Vorës.

Në Shqipëri ka një mori pistash ku mund të hetohet, mund të hetohet për tenderat, pasuritë e Agim Kajmakut, lidhjet me portin e Durrësit. Si ka mundësi që një njeri që vinte nga bota e krimit nuk kontrollohet? Do të thotë që kishte bashkëpunëtorë. Autoritet shqiptare u kujtuan vetëm kur u arrestua në Itali.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!