Arrestimi i ish-kryeministrit të Bullgarisë me urdhër të Prokurorisë së BE-së, ndodh për herë të parë në histori

schedule23:38 - 17 Mars, 2022

schedule 23:38 - 17 Mars, 2022

Arrestimi i ish-kryeministrit bullgar, Bojko Borisov, ishte lajmi i mbrëmjes së të enjtes. Arrestimi i tij erdhi pas urdhrit të dhënë nga kryetarja e Zyrës së Prokurorisë së BE-së, Laura Kovesi.

Lajmi u bë i ditur nga nga ministria e Brendshme bullgare, e cila sqaroi se është arrestuar edhe ish-ministri i financave Vladislav Goranov, ish-kryetarja e komisionit parlamentar buxhetor Menda Stoyanova si dhe këshilltarja e Borisovit për media, Sevdalina Arnaudova.

“Një operacion në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në lidhje me 120 raste të Prokurorisë Evropiane në Bullgari. Kërkime dhe sekuestrime janë kryer në shumë adresa. Bojko Borisov, Vladislav Goranov, Menda Stoyanova dhe Sevdalina Arnaudova janë aktualisht të ndaluar”, njoftoi kjo ministri.

Duhet theksuar që ky është rasti i parë në historinë e Europës që Zyra e Prokurorisë në BE arreston një zyrtar të lartë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!