Arrestimi i “Gucci-t” shqiptar në Kolumbi, Hoxha: U identifikua nga tatuazhi në krah

schedule13:39 - 26 Shtator, 2022

schedule 13:39 - 26 Shtator, 2022

Arrestimi i Denis Klironomi, i njohur me nofkën “Gucci”, i akuzar për trafik të miturish, trafik armësh dhe trafik droge është bërë pas një operacioni 10 ditor nga policia vendase kolumbiane. Skuadra e gjurmimit për ta identifikuar në mënyrë të saktë madje edhe e ka fotografuar në ballkonin e banesës së tij dhe është identifikuar nga tatuazhi në krah.

Sipas gazetarit investigativ Artan Hoxha në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, durrsaku 45-vjeçar banonte në një lagje të pasur të qytetit të Barranquilla të Kolumbisë.

“Ashtu si shumë shqiptarë të tjerë që merren me narkotrafik nuk përdoren dokumenta shqiptare, statistikat nuk përputhen me realitetet, shumica prej tyre kanë dokumenta të BE, grekë, lindor, çek, sllovak, ku kanë patur më shumë mundësinë ti marrin këto dokumenta, dhe së dyti i bën që të humbin identitetin, dhe është më e vështirë që të identifikohen”, tha Hoxha.

Denis Klironomi është shtetas shqiptar, që ka ndryshuar dokumentat për të humbur dhe gjurmët dhe i cili njihej me nofkën “Gucci”.

Ndërkohë, porti i Barranquilla është porti me i madh i dërgesave drejt Europës. Më në detaje për arrestimin e Denis Klironomi, gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh:

“Para dhjetë ditësh është gjetur në një zonë të Kolumbisë, e cila ështe e ndarë sipas disa shtretëzimeve, dhe shqiptarët zgjidhnin zona, resortet, ku të ruante policia vendase, dhe ku kriminelet lokale, nuk qëndronin ato zona, kishte nivel sigurie, në zonën në të cilën është kapur. Nuk kishte dalë fare nga banesa, është fotografuar në ballkonin e banesës së vet, informacionin e kanë patur, por nuk po e fotografonin dot, skuadra e gjurmimit i ka bërë një foto, e kanë identifikuar nga tatuazhi që mbante në krah, dukej që ishte një operacion ku popullsia lokale kishte një prezencë të madhe të medias, operacion i mbuluar mirë mediatikisht.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!