Arrestimi i gazetarit Protasevich, linjat evropiane ajrore shmangin në masë qiellin e Bjellorusisë

schedule15:18 - 25 Maj, 2021

schedule 15:18 - 25 Maj, 2021

Disa linja ajrore evropiane kanë njoftuar se nuk do të fluturojnë mbi Bjellorusi, pas arrestimit të gazetarit opozitar në Minsk.

Air France është kompania e radhës madhore që pezullon fluturimet, ndërsa shtetit fqinje si Ukraina e Polonia po ashtu i kanë ndaluar të gjitha fluturimet nga Bjellorusia.

Vendet perëndimore e akuzojnë Bjellorusinë e se mori peng avionin e kompanisë Ryanair në të cilin po udhëtonte gazetari Roman Protasevich të dielën. Fluturimi Greqi-Lituani devijoi nga rruga pasi një kërcënimi të supozuar për bombë.

Autoritetet e Bjellorusisë publikuan të hënën një video në të cilën Protasevich shfaqej duke “pranuar krimet” dhe duke thënë që po e trajtonin mirë në paraburgim. Bjellorusia është i vetmi vend evropian që ka në fuqi dënimin me vdekje për të burgosurit. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!