Arrestimi i gazetarit në Bjellorusi, nëna: Bashkësia ndërkombëtare të shpëtojë tim bir

schedule07:49 - 26 Maj, 2021

schedule 07:49 - 26 Maj, 2021

Pas arrestimit të gazetarit dhe të dashurës së tij familjarët janë në ankth për sigurinë e tyre.

Gazetari Roman Protasevich dhe e dashura e tij ruse Sofia Sapega prej dy ditësh ndodhen në paraburgim, ndërsa nëna e tij bën thirrje për shpëtimin e tij.

Unë i bëj thirrje gjithë bashkësisë ndërkombëtare për ta shpëtuar tim bir”, ka thënë nëna e tij Natalia Protasevich.

Mediat e huaja shkruajnë se në një video të publikuar një ditë më parë ku gazetari shprehet se policët janë sjellë korrekt me të, dyshimet e familjarëve janë se ai mund të flasë i detyruar.

Sapega dhe Protasevich u arrestuan të dielën, kur një aeroplan që fluturonte nga Athina në Vilnius, në Lituaninë fqinje, u devijua për të ndaluar në Minsk, kryeqytetin bjellorus.

Ndërkohë në lidhje me këtë incident kanë reaguar vendet perëndimore të cilat akuzojnë Bjellorusinë për rrëmbimin e avionit Ryanair që u ridrejtua pas një kërcënimi të supozuar për shpërthim bombe.

Disa kompani ajrore evropiane kanë thënë se ata nuk do të fluturojnë mbi Bjellorusi, si rezultat i kësaj ngjarje. Sot Sofia u mor në pyetje. Ajo u akuzua për kryerjen e një vepre penale. U zgjodh një masë parandaluese – paraburgimi për një periudhë prej dy muajsh, “i tha avokati i saj, Alexander Filanovich shërbimin rus të BBC të martën.

Sapega tani është në një qendër paraburgimi të KGB në kryeqytetin bjellorus, tha ai. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!