Arrestimi i Dakos, Ngjela: Çështja nga ana ligjore është e ndërlikuar

schedule13:29 - 7 Qershor, 2023

schedule 13:29 - 7 Qershor, 2023

Avokati Spartak Ngjela këtë të mërkurë në një intervistë të dhënë për Tirana Live ka komentuar arrestimin e ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Ngjela në fjalën e tij është shprehur se çështja e arrestimit të ish kryebashkiakut është e ndërlikuar, pasi sipas tij duhet të shqyrtohet me detaje në se vërtet firma që ai ka vënë është përgjegjësi e tij apo e teknikëve.

Goditja nuk është ende në nivele të larta për korrupsion apo shpërdorime, sa i përket arrestimit të ish kryetarit të bashkisë së Durrësit, çështja nuk është aq e lehtë, pasi nuk e dimë ku është shkelja inxhinierike apo administrative, pasi kryetari i bashkisë nuk mund  të japë leje për ndërtimin e 3-4 kateve, nëse nuk ka dokumentin teknik nga inxhinierë profesionist dhe nuk e dimë sesi do të dalë në gjyq. Nuk kam prova në dorë, por nëse do të bie një ndërtesë dhe kryetari i bashkisë nuk i ka përfillur argumentet teknik atëherë është fajtore në të kundërt ai nuk ka faj. Por ka dhe ndonjë moment tjetër ku nga një element X është përdorur me pak lëndë, por duhet që të presim përfundimin e akuzës për të pasur një panoramë të qartë”, ka thënë Ngjela./abcnews.al