Lajmi për arrestimin e Drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve të Kurbinit, Alfred Prodani, për llogari të drejtësisë spanjolle, ka pushtuar mediat iberike.
E përditshmja “ESP-RTS” shkruan se në Shqipëri është arrestuar hajduti që i ka vjedhur vilën yllit të Real Madrid, Karim Benzama, ngjarje e cila ka ndodhur në shkurt të vitit 2019-të, ndërsa ishte duke u luajtur klasikja Rea-Barcelona.
Lexo edhe:Spanja kërkon ekstradimin, Gjykata merr vendimin për Drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit
Më tej media iberike shkruan se pas rikthimit të hetimeve për këtë çështje, për llogari të drejtësisë spanjolle është arrestuar edhe Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve të Kurbinit, Alfred Prodani, i cili tashmë do të përballet me akuzat që rëndojnë mbi të.
/Abcnews.al/