Gazetari Ermal Qori ka komentuar zhvillimet e fundit të SPAK, duke u ndalur tek arrestimi i Ilir Metës.
Gjatë intervistës në “Ora e Fundit” në ABC News, gazetari Qori u shpreh figura që shiheshin si të paprekshëm janë ndaluar, por edhe janë çuar pas hekurave. Kjo sipas tij ka rritur edhe besueshmërinë te SPAK.
“Jep një impakt besueshmërie të lartë në publik. Socialistët duket që i kanë qëndruar parimit të tyre në fillim “nuk komentojmë veprimet e drejtësisë”. Ata ja kanë lënë detyrën drejtësisë dhe drejtësia po vijon. Në publik ka krijuar besueshmëri, pasi janë figura që nuk janë menduar ndonjëherë që policia t’i ndalojë apo t’i çojë prapa hekurave”, tha më tej ai.
/abcnews.al/