Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestimet për spiunazh në Gjermani, Kina thërret ambasadorin gjerman

schedule10:05 - 26 Prill, 2024

schedule 10:05 - 26 Prill, 2024

Pekini thirri sot ambasadorin gjerman në Kinë pas arrestimit të disa personave në Gjermani, të dyshuar për spiunazh për autoritetet kineze, tha një zëdhënës i ministrisë së Jashtme gjermane për Reuters.

Zëdhënësi shtoi se ambasadori i Kinës në Berlin ishte thirrur në fillim të kësaj jave për t’u informuar mbi “pozicionin e qartë të qeverisë mbi hetimet në vazhdim mbi aktivitetet e dyshuara spiunazhi të Kinës”.

Të martën, një ndihmës deputet i Parlamentit Evropian nga partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) u arrestua me dyshimin se i kishte kaluar informacione rreth diskutimeve në organin e BE-së shërbimit të inteligjencës kineze dhe për spiunimin e opozitës kineze.

Në fillim të kësaj jave, autoritetet gjermane arrestuan tre persona të dyshuar për transferimin e të dhënave mbi teknologjinë e ndjeshme në Kinë për qëllime ushtarake./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!