Arrestimet në Kadastrën e Tiranës, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për të pandehurit

schedule11:04 - 29 Korrik, 2021

schedule 11:04 - 29 Korrik, 2021

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, ka lënë në fuqi masat e sigurisë për zyrtarët e Hipotekës të vënë në hetim për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm të funksionarëve në kuadër të operacionit, “Ndërmjetësi”.

Në masën e sigurisë arrest në burg do të qëndrojnë Gazmend Canaj, Admir Burri dhe Neritan Bablusha. Ndërkohë në fuqi është lënë edhe pezullimi për punonjësin e hipotekës Panol Nikolla.

LEXO EDHE: SPAK mësyn në Kadastrën e Tiranës, momenti i kur zyrtarët shoqërohen në polici me pranga në duar

Gazmend Canaj, Neritan Bablusha dhe Admir Burrit janë tre personat që janë vënë në pranga më 26 korrik, me akuzën e ushtrimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ndërkohë nën hetim janë vendosur dy zyrtarë të tjerë, B.H, 59 vjeç dhe G.B, 58 vjeç.

Është pezulluar nga detyra Panol At-Nikolla, punonjës i Drejtorisë Vendore të ASHK i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” . Në lidhje me këtë çështje është shpallur në kërkim I.A, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” . e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!