Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Arrest me burg për 67 vjeçarin, vrau me levë fqinjin për kullotën

schedule11:36 - 19 Qershor, 2020

schedule 11:36 - 19 Qershor, 2020

Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 67 vjeçarin Jano Koleta, i cili vrau me levë bashkëfshatarin e tij në fshatin Labovë, Andrea Xhavara.

Para trupit gjykues Koleta ka thënë: “Nuk doja ta vrisja, por thjeshtë ta trembja”

Shkak i vrasjen u bë një hapësirë kullote për bagëtitë për të cilin Jano Koleta dhe 60 vjeçari Andrea Xhavara ishin në konflikt prej kohësh.



Lexo edhe: Vrasja në Gjirokastër, djali i viktimës për ABC News: Konflikti për kullotat, autori problematik

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në qendër të fshatit Labovë.

Lexo edhe: Vrasja për tokën në Gjirokastër, arrestohet autori

Pas një debati, 67 vjeçari goditi me levë në kokë Xhavarën, i cili ndërroi jetë në vend, për shkak të plagëve të marra.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!