Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arratisja i ndryshoi jetën/ Historia e Dod Jakut, nga i përndjekur drejt ëndrrës amerikane

schedule20:09 - 13 Shtator, 2025

schedule 20:09 - 13 Shtator, 2025

Në moshën 33-vjeçare, jeta e Dod Jakut nga Puka mori një tjetër rrjedhë.

Dy ditë përpara arrestimit, me akuza të rënda për tradhti ndaj atdheut, Dod Jaku, sot 75 vjeç, arriti të arratisej drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dodës I ishin përgatitur të gjitha mundësitë e arrestimit nga ish drejtuesit e komitetit të partisë në Pukë.

Për të nuk kishte asnjë mundësi tjetër veçse të mbijetonte…

Ai kishte planifikuar arratisjen në Tropojë, në fshatin Viçidol.

Dhe kështu ndodhi në verën e vitit 1983…

Doda tregon momentet e vështira të arratisjes nga një vend I izoluar siç ishte vendi ynë.

Tregon se kishte marrë informacion që nga ish jugosllavia, refugjatët mund të merrnin vizë amerikane.

Përndjekja ndaj familjes së Dodës nisi që në 1951, kur babai I tij kishte kaluar kufirin për të vizituar të afërmit në Gjakovë. Ai thotë se u sulmua nga të gjitha anët nga pushteti.

Vendosmëria e tij për t’ia dalë për t’u arratisur e karakterizoi Dodën në të gjithë rrugëtimin e tij.

Ai u largua duke lënë bashkëshorten dhe dy fëmijët në Shqipëri, për të nisur një jetë larg, në shtetet e bashkuara të amerikës.

Ndonëse është me nënshtetësi amerikane, 75-vjeçari ka vendosur të jetojë në Shqipëri. Për të Shqipëria është vendi më I bukur falë investimeve dhe zhvillimit të sektorëve të ndryshëm, e sidomos turizmit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!