Lalaj shtyu oficerin dhe u arratis, procedohen dy efektivët e policisë

schedule10:05 - 5 Janar, 2021

schedule 10:05 - 5 Janar, 2021

Pas arratisje së Riljon Lalaj një ditë më parë nga Komisariati nr. 1 në Tiranë, procedohen penalisht në gjendje të lirë dy efektivët që e shoqëronin.

Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije për ABC se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshëm ka pezulluar nga detyra dhe ka nisur procedimin penal për dy efektivët e Komisariatit nr. 1.

Ndër të tjera mësohet se dy efektivët ishin njëri me detyrë nënoficer roje dhe tjetri rrinte brenda mjedisit të paraburgimit. Gazetarja thekson se 30 vjeçari në momentin e arratisjes ka shtyrë oficerin duke e përplasur në tokë.

Ngjarja ka ndodhur në momentin që 30 vjeçarit Lalaj, po i merreshin shenjat e gishtave, para se ai të dërgohej në gjykatë për masë sigurie.

Ndërkohë kujtojmë që Lalaj ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe një ditë më parë gjatë shoqërimit për në gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë është arratisur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!