Arratisen nga burgu, të burgosurit premtojnë se do të rikthehen përsëri

schedule13:02 - 10 Qershor, 2020

schedule 13:02 - 10 Qershor, 2020

Një histori e rrallë ka ndodhur në një burg të kryeqytetit italian ditët e fundit. Dy të burgosur përpara se të arratiseshin, janë treguar të sjellshëm me gardianët duke ju lënë një letër ku ju tregonin arsyen e arratisjes dhe kohën se kur do të ktheheshin sërish në qelitë e tyre.

Dy të dënuarit  kanë lënë një letër për rojet duke thënë se ata kishin një biznes dhe duhet të kujdeseshin për të, por do të ktheheshin shpejt.

Dy kushërinjtë, Davad Zukanoviç, 40 vjeç dhe Lil Ahmetovic, 46 vjeç, u arratisën nga burgu Rebibbia brenda natës më 2 qershor duke hapur një kalim në mur duke përdorur një tub uji që më pas e kishin lënë në një oborr.

Ata u shtynë nga “nevoja për të mbrojtur fëmijët e tyre nga një biznes i keq në të cilin kishin hyrë vetë”, shkruhej në një pjesë të letrës.

Të burgosurit saktësuan se vetëm ata mund t’i bënin gjërat ashtu si duhet, pasi gratë e tyre ishin gjithashtu të dyja në burg.

Në fund të shënimit të nënshkruar, Zukanoviç dhe Ahmetoviç premtuan të ktheheshin brenda rreth 15 ditësh.

Burrat do të vuajnë dënimin deri në vitin 2029 për krime jo të dhunshme, përfshirë mashtrimin dhe vjedhje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!