“Arnold e meriton “Topin e Artë”, talenti i Liverpool i përgjigjet Cafu-s

schedule17:09 - 18 Shkurt, 2020

schedule 17:09 - 18 Shkurt, 2020

Cafu, që fitoi dy Botërore në 1994 dhe 2002, si dhe trofeun e Champions League me Milanin në 2007, i thuri elozhe mbrojtësit Trent-Alexander Arnold, duke thënë se ky i fundit do e fitojë “Topin e Artë” shumë shpejt.

Legjenda e “Selecao” kurrë nuk arriti të fitojë “Topin e Artë” gjatë karrierës së tij. Ish-futbollisti i Realit dhe Italisë, Fabio Cannavaro, është mbrojtësi i fundit që fitoi “Topin e Artë” në vitin 2006.

“Natyrisht, është lavdërim masiv nga një legjendë e futbollit”, tha fillimisht Arnold në konferencë për shtyp para Atleticos. “Është diçka për të cilën jam vërtet krenar dhe padyshim duhet ta falënderoj për ato fjalë.

Unë përpiqem të jem lojtari më i mirë që mund të jem. Mendoj se është padyshim një lojë ekipi, kështu që ka të bëjë me lojtarët që kam rreth meje.

Lojtarët që kam në stërvitje, trajneri, përkrahjen që kam përreth meje që më mundëson të jem sa më mirë që mund të jem. Çmimet individuale mund ose nuk mund të vijnë në të ardhmen, me të vërtetë nuk më mërzit aq sa ndoshta i mërzit lojtarët e tjerë”, tha Arnold./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!