Dëmtimi i Arnautovic në përballjen ndaj Empoli la një “boshllëk” të madh në organikën e “zikaltërve” përsa i përket repartit të sulmit dhe pritej që në ditët në vijim, Inter të gjejë një zëvendësues për austriakun.
Për mediat italiane, drejtori spotiv i Inter, Giuseppe Marotta ka mohuar edhe njëherë tjetër se nuk do të ketë asnjë afrim për të zëvendësuar ish-“bomberin” e Bologna-s, që pritet të mungojë gati 2 muaj.
“Besoj se jemi ende në një fazë ndërmjetëse të kampionatit, vazhdimësia e paraqitjeve pozitive është e rëndësishme. Arnautovic? Le të shpresojmë që dëmtimi të mos zgjasë shumë, por ne nuk do të marrim askënd.
Inzaghi është shumë i zoti në gjetjen e një zëvendësuesi në situata emergjente. Ne jemi një skuadër që bazohemi te loja kolektive dhe dimë të kompensojmë mungesat. Shpresoj që si unë dhe Carnevali të kemi përfituar nga këto operacione”,- u shpreh Marotta. /i.m /abcnews.al