Arnault: Mister i madh. E adhuroj Milanin, por mohoj blerjen prej 6 vitesh

schedule19:21 - 28 Janar, 2020

schedule 19:21 - 28 Janar, 2020

Bernard Arnault ka thyer heshtjen dhe flet rreth interesimit të tij për Milanin. Manjati francez, presidenti dhe CEO i Louis Vuitton, thur elozhe për kuqezinjtë në një konferencë për shtyp, por mohon interesimin për blerjen e një prej klubeve më të dashur në planet.

Ky argument është mister sepse unë e admiroj realisht Milanin. Kuqezinjtë janë një skuadër e madhe me lojtarë të jashtëzakonshëm. Shumë njerëz vazhdojnë të më pyesin se çfarë po ndodh.

Ndoshta është hera e gjashtë apo e shtatë në gjashtë vitet e fundit që mohoj interesin për blerjen e këtij klubi të madh futbolli. E di që këto fjalë që po them nuk do të ndalojnë spekulimet e gazetave, por ky është një mister, ndoshta një mister italian, ku i dihet“, thekson manjati 70-vjeçar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!