Armiku më i madh i shëndetit nuk janë yndyrant, por sheqeri. Studimet e fundit e lidhin konsumin e tij me obezitetin , diabetin dhe sëmundjet e zemrës.
“Ndihmon në formimin e pllakave arteriosklerotike, kështu që patjetër që po, dhe rrit rriskun për dislipidemi, pra për çrrgullimeve të yndyrnave, metabolizmi i sheqernave. Duket sikur është e çuditshme, por një nga dieta më të mira që ne ndjekim në rastin e një pacienti që ka probleme me yndrynat në gjak, do të ishte ose dieta me fibra të larta, por dhe dieta me yndyrna të larta të pasaturuara, sepse gjithmonë yndyrnat e mira ndihmojnë në pastrimin e gjakut nga ato yndyrnat e këqija.”
Ndërkohë disa burime të tij rrezikojnë më shumë se disa të tjera. Pijet me sheqer kanë risk më të madh për të shkaktuar probleme me zemrën se vetë embëlsirat.
Përfundimi u arrit pas monitorimit të dietës së rreth 70 mijë burrave dhe grave suedeze për rreth 12 vite dhe përgjigjet u ballafaquan me të dhënat për problemet kardiovaskulare të pasquaruara në regjistrat kombëtar të shëndetit.
Studimi u botua në revistën Frontiers in Public Health ndërsa nutricionistët arsyetojnë.
“Në rast se ne për një ushqim që konsumojmë do na duhet rreth dy orë për të përfunduar totalisht procesi i tretjes, që nga goja, stomaku e zorrët, në këtë rast kalon menjëherë në përthithje, në muret e stomakut dhe zorrë. Kjo është dhe arsyeja pse lëngjet e ëmbëlsuara me sheqer të bardhë e kaf kanë risk më të lartë.”
Pijet me sheqer sipas nutricionistëve renditen dhe ndër shkaqet e një prej pandemive të kohëve moderne, mbipeshës tek fëmijët.
“Shqipëria si Ballkani Perëndimor dhe e gjithë Europa tashmë 1 në 3 fëmijë të moshës 3 në 10 vjeç i ka mbipeshë dhe obezë. E një nga faktorët e kësaj pandemie përveç stilit të jetesës padiskutim janë dhe pijet e ëmbëlsuara.”
Por kjo nuk do të thotë se të ëmblat duhet ti përjashtojmë nga dieta jonë. Nutricionistët sugjerojnë.
“Format natyrale i marrim nga mjalti, frutat, karbohidratet. Nëse do ti përmbahemi dietës tonë mesdhetare përbën 50% e kalorive ditore. Sheqer i bardhë apo kaf sa më pak.”