Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Armëpushimi sjell “jetë” në Gaza, futen rreth 200 kamionë të tjerë me ushqime

schedule12:54 - 29 Nëntor, 2023

schedule 12:54 - 29 Nëntor, 2023

Të martën 200 kamionë me ndihma kanë hyrë në Rripin e bllokuar të Gazës nga pika kufitare Rafah, në kuadër të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit për një “pauzë humanitare” në konflikt.

Drejtori për media i pikës kufitare Rafah midis Egjiptit dhe Gazës, Vail Abu Muhsin në deklaratën për Anadolu tha se 200 kamionë me ndihma kanë mbërritur dje në Rripin e Gazës. Ai tha se ndihma përbëhej nga 4 kamionë të ngarkuar me gaz dhe 3 kamionë të ngarkuar me 150 mijë litra naftë, si dhe ujë, ushqime dhe ilaçe.

Abu Muhsin tha se fluksi i ndihmave humanitare pritet të vazhdojë edhe sot.



Marrëveshja midis Izraelit dhe Hamasit lidhur me “pauzën humanitare” 4-ditore filloi në orën 07:00 sipas kohës lokale të premten, më 24 nëntor.

Hamasi kishte njoftuar se “pauza humanitare” përfshinte hyrjen e 200 kamionëve me ndihma dhe 4 cisternë me karburant çdo ditë që do të dërgoheshin në Rripin e Gazës si dhe shkëmbimin e të burgosurve.

Katari njoftoi më 27 nëntor se “pauza humanitare” ishte zgjatur për 2 ditë të tjera si rezultat i përpjekjeve ndërmjetësuese midis Hamasit dhe Izraelit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!