Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Armëpushimi për Pashkët/ Rusi-Ukrainë ndalin luftimet të shtunën dhe të dielën

schedule15:19 - 10 Prill, 2026

schedule 15:19 - 10 Prill, 2026

Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm me rastin e pashkëve Ortodokse me Presidentin Rus Vladimir Putin I cili njoftoi se kishte urdhëruar forcat ushtarëve të vendit të tij që të ndalin sulmet në të gjitha drejtimet gjatë kësaj feste të fundjavës. Sipas deklaratës së lëshuar nga Moska, armëpushimi do të nis në orën 16:00 të së shtunës dhe do të zgjasë edhe përgjatë të dielës së Pashkëve.

Putin deklaroi se Shpreson që edhe Ukraina  ti përmbahet sulmeve njësoj siç premtoi ai se do të bënte. Njoftimi i Rusisë për një armëpushim erdhi pasi më herët Presidenti Ukrainas kishte bërë thirrje të njëpasnjëshme për diçka të tillë, por thirrjet e tij ishin injoruar nga Kremlini. Pas shpalljes së armëpushimit nga Rusia, Zelensky reagoi duke deklaruar se Ukraina është “e gatshme për hapa simetrikë”.

“Qytetarët kanë nevojë për një Pashkë pa kërcënime dhe për hapa realë drejt paqes,” shkroi ai, duke shtuar se Rusia ka një mundësi që të mos rifillojë sulmet edhe pas përfundimit të festës.



Një ndalim i përkohshëm i luftimeve do të sillte lehtësim për ushtarët në vijën e gjatë të frontit në lindje të Ukrainës, ku përballen çdo ditë me sulme intensive, veçanërisht nga dronët. Po ashtu, një armëpushim do t’u jepte mundësi qytetarëve në të gjithë vendin të kalonin festën me më pak frikë, ndërkohë që sirenat e alarmit dhe sulmet me raketa mbeten pjesë e përditshmërisë. Megjithatë qytetarët Ukrainas janë shprehur skeptikë për këtë armëpushim duke thënë se historia e këtij konflikti 4 vjeçar ka treguar se Putin nuk njeh diferencën mes civileve dhe frontit të betejës. Qytetarët Ukrainas kane deklaruar se Rusia me shume siguri do te sulmoje përgjatë fundjavës duke thyer zotimin e ardhur prej tyre.

Më herët këtë vit, Rusia shpalli një “armëpushim energjetik”, por ai zgjati shumë pak. Ndërsa në maj të vitit të kaluar, një ndalim i njëanshëm i luftimeve u shkel qindra herë, sipas Kievit. Ukraina vazhdon të kërkojë një armëpushim të plotë dhe të qëndrueshëm si hap të parë drejt një marrëveshjeje paqeje afatgjatë. Nga ana tjetër Rusia këmbëngul që një marrëveshje përfundimtare duhet të arrihet përpara ndalimit të plotë të luftimeve, duke shtuar dyshimet e Kievit për vullnetin real të Moskës për t’i dhënë fund konfliktit.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara kanë pasur disa raunde, por aktualisht procesi ka mbetur në vendnumëro, veçanërisht pas zhvendosjes së fokusit të presidentit amerikan Donald Trump drejt Lindjes së Mesme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!