Eksperti i sigurisë, Xhavit Shala thotë se një armëpushim në Detin e Zi, i intereson më shumë Rusisë.
Në emisionin “360 gradë’ në ABC News, Shala u shpreh se ukrainaset kanë kapacitetet për të goditur anijet ruse.
Sipas Shalës,Donald Trump e ka kuptuar se Vladimir Putin po e përdor, kur ky i fundit kërkoi qeverisje ndërkombëtare për Ukrainën.
“Armëpushimi në Detin e Zi i intereson të dy palëve, por më shumë Rusisë. Në det, në avantazh është Ukraina. Kapacitetet ukrainase për të goditur anijet ruse është shumë e madhe. Ku po arrihet tani? Nga marrëveshja e Detit të Zi ,nuk po qëndron më asgjë. Pala amerikane tha se është arritur marrëveshje, pala ruse tha se do të arrihet pasi të hiqen sanksionet. Kërkesa e presidentit Putin për një qeverisje ndërkombëtare për Ukrainën, kjo e acaroi trump. Nga kjo kërkesë, Trump kuptoi se është përdorur nga Putin. Në këndvështrimin tim, këto sanksione që mund të vendosen, janë shumë serioze, edhe palë të treta, ndodh për herë të parë kjo. Mendoj se këto sanksione japin efekte të avashta, Rusia është e përgatitur. Do t’i zvarrisë bisedimet”, theksoi ai./abcnews.al

