Armëpushim, por numri i viktimave rritet/ Gazë, mbi 47 mijë palestinezë të vrarë që nga 7 tetori

schedule17:45 - 1 Shkurt, 2025

schedule 17:45 - 1 Shkurt, 2025

Megjithëse luftimet kanë pushuar, numri i të vdekurve vazhdon të rritet në Gaza.

Ministria e shëndetësisë në Gaza e drejtuar nga Hamasi thotë se 24 trupa janë nxjerrë nga rrënojat, shkruan Sky News.

Sipas ministrisë, numri i palestinezëve të vrarë që nga 7 tetori 2023 ka shkuar në 47,487.

“Një numër viktimash janë ende nën rrënoja dhe në rrugë, dhe ekuipazhet e ambulancës dhe të mbrojtjes civile nuk mund t’i arrijnë ato,” thuhej në një deklaratë.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve në numrin e të vdekurve.

Megjithatë, nga ata që u identifikuan deri në gusht, shumica ishin gra, fëmijë ose të moshuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!