Armenia ratifikon Statutin e Romës, i bashkohet Gjykatës Ndërkombëtare Penale  

schedule15:18 - 3 Tetor, 2023

schedule 15:18 - 3 Tetor, 2023

Parlamenti i Armenisë ratifikoi sot Statutin e Romës, traktatin që themeloi Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

“60 deputetë votuan për ratifikimin e Statutit të Romës të GJNP-së dhe miratimin e deklaratës për njohjen e juridiksionit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe 22 votuan kundër”, tha kryetari i Parlamentit Alain Simonyan.

Tani dokumenti do t’i dërgohet Presidentit të Armenisë për nënshkrim.

Vendimi pritet të hyjë në fuqi për 60 ditë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!