Armenia e gjitha në luftë, gruaja e kryeministrit i bashkohet frontit

schedule10:39 - 27 Tetor, 2020

schedule 10:39 - 27 Tetor, 2020

Konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorno-Karabakh, duket se nuk po merr fund dhe pas disa përpjekjeve për armëpushim nga ndërhyrjet e fqive të mëdha.

Mediat e huaja së fundmi bëjnë me dije se gruaja e kryeministrit Nikoll Pashanyan, Anna Hakobyan po bën stërvitje ushtarake bashkë me 12 gra të tjera që pas disa ditësh të dërgohet në kufi.

Hakobyan përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se do i bashkohet frontit për të mbrojtur kufijtë e atdheut.

Duke filluar nga nesër, skuadra e grave me 13 anëtarë, përfshirë edhe unë, do të fillojmë stërvitjet ushtarake. Pas disa ditësh do të largohemi për të mbrojtur kufijtë e atdheut tonë.

Ne nuk kemi atdhe apo dinjitet tjetër që t’ia japim armikut”, shkruan ajo. e.su./abcnews.al