Armenia dhe Azerbajxhani pritet të nisin bisedimet e paqes

schedule15:24 - 28 Prill, 2023

schedule 15:24 - 28 Prill, 2023

Armenia dhe Azerbajxhani priten të nisin bisedimet për të arritur një marrëveshje paqeje në një përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Armenisë.

TASS gjithashtu raportoi se ministri i mbrojtjes i Armenisë diskutoi situatën në Nagorno-Karabakh, i cili njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por banohet nga rreth 120,000 armenë, me komandantin e ri të forcave paqeruajtëse ruse në rajon.

Azerët kanë bllokuar pjesërisht që nga 12 dhjetori Korridorin e Lacinit, e vetmja rrugë furnizimi përmes territorit azerbajxhanas që lidh Armeninë me Nagorno-Karabakun.

Azerbajxhani ka vendosur gjithashtu një pikë kontrolli në rrugën në fjalë, të cilën Armenia e quajti shkelje të rëndë të marrëveshjes së armëpushimit të vitit 2020.

Baku tha se masa ishte e nevojshme për të ndaluar përdorimin e rrugës për transportimin e luftëtarëve dhe armëve.

Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna vizitoi Azerbajxhanin dhe Armeninë ditët e fundit, duke u bërë thirrje të dyja palëve të kthehen në tryezën e bisedimeve.

/abcnews.al