Armenia dhe Azerbajxhani, në luftë frontale, por frika më e madhe janë Rusia dhe Turqia

schedule09:28 - 29 Shtator, 2020

schedule 09:28 - 29 Shtator, 2020

Armenia dhe Azerbajxhani janë tashmë në një konflikt të armatosur mes tyre për rajonin e Nagorno Karabakh-ut.

Armenët raportuan sot 26 ushtarë të vrarë në këtë rajon duke çuar numrin zyrtar të të vdekurve në mbi 100, ndërsa dëmet materiale në të dyja anët janë të shumta.

Lexo edhe: Konflikti me Armeninë, Turqia dërgon mercenarë sirianë për të ndihmuar Azerbajxhanin

Ministritë e Mbrojtjes respektive publikojnë pamje të tankeve dhe sistemeve anti-ajrore që shkatërrohen prej dronëve apo artilerisë, ndërsa frika më e madhe qendron diku tjetër, shkruan abcnews.al.

Rusia dhe Turqia janë aleatët respektivë te Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe një përfshirje e tyre në luftë do të kthente përmbys balancat jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.

Lexo edhe: VIDEO/ Përshkallëzohet konflikti në Azerbajxhan, vritet një gjeneral dhe dy kolonelë armen

Rusia dhe Turqia janë aleatë por edhe rivalë në Siri, por ekspertët mendojnë se konflikti në Nagorno Karabakh mund t’i çojë të dy fuqitë përballë njëra-tjetrës nisur edhe nga raportet e ngushta që Armenia ka me Rusinë dhe Turqia me Azerbajxhanin.

Armenia dhe Azerbajxhani luftojnë mbi rajoni e Nagarno Karabakh-ut, territor që shtrihet brenda shtetit azer, por i banuar nga shumicë teknike armene.

Prej fillimit të viteve ’90 rajoni, i njohur nga armënët si Republika Artsakh, vetëqeveriset, por nuk gëzon njohjen ndërkombëtare pasi OKB e konsideron si territor të Azerbajxhanit.

Azerët shprehen se po luftojnë për territorin e tyre, ndërsa armënet i mëshojnë vetëvendosjes, pra ndarjes nga Azerbajxhani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!