Armenia dhe Azerbajxhani do të zhvillojnë një raund të ri bisedimesh në Uashington të dielën, në përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet, tha të shtunën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Armenisë.
Tensionet janë rritur sërish për rajonin e Nagorno-Karabakut që dy vendet pretendojnë se u takon, shkruan REL.
Aty paqeruajtësit rusë u vendosën aty në vitin 2020 për t’i dhënë fund një lufte, e dyta që Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar për enklavën që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.
Rajoni malor njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është populluar kryesisht nga armenë etnikë.
“Nga 30 prilli Ministri i Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Mirzoyan do të jetë në Uashington për një vizitë pune. Është planifikuar raundi tjetër i diskutimeve për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit,” tha zëdhënësja, Ani Badalyan në faqen e saj zyrtare në Facebook.
Nuk pati asnjë konfirmim të menjëhershëm të takimit nga Azerbajxhani.

