Armeni, kryeministri Pashinyan: Vendi ka nevojë për një kushtetutë e re

schedule08:50 - 20 Janar, 2024

schedule 08:50 - 20 Janar, 2024

Armenia ka nevojë për një kushtetutë të re. Kështu u shpreh kryeministri Nikol Pashinyan.

“Unë kam pohuar në disa biseda pune me ministrin e drejtësisë se për mendimin tim, si dhe sipas një numri kolegësh të mi, Republika e Armenisë ka nevojë për një kushtetutë të re. Jo amendamente kushtetuese, por një kushtetutë të re. Unë po e bëj këtë opinion publik për të nisur një diskutim më të gjerë”, tha Pashinyan në një takim me personelin e Ministrisë së Drejtësisë.

“Armenia duhet të ketë një kushtetutë të miratuar nga populli i vendit nëpërmjet një votimi, i cili nuk do të ngrejë dyshime. Ky është një aspekt tjetër i rëndësishëm lidhur me legjitimitetin,” vuri në dukje Pashinyan.

Sipas tij, Armenia ka nevojë për një kushtetutë që do ta bënte atë “më konkurruese dhe të zbatueshme në situatën e re gjeopolitike dhe rajonale”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!