Armenët nuk pranojnë përfundimin e luftës, momenti kur sulmojnë parlamentin

schedule08:37 - 10 Nëntor, 2020

schedule 08:37 - 10 Nëntor, 2020

Udhëheqësit e Rusisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë nënshkruan një marrëveshje që parashikon ndërprerjen e plotë të operacioneve ushtarake në territorin e Nagorno –Karabakut.

“Më 9 nëntor, Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, Kryeministri i Armenisë Nikoll Pashinyan dhe Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin  nënshkruan një deklaratë që njoftonte ndërprerjen e plotë të luftimeve’, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peshkov në orët e para të së martës.

Presidenti rus Vladimir Putin ka konfirmuar se një forcë paqeruajtëse ruse do të vendoset përgjatë vijës së frontit në rajonin e Nago-Karabakut për të monitoruar zbatimin e armëpushimit pas marrëveshjes trepalëshe.

Putini shtoi se shpresonte që marrëveshja e nënshkruar “do të krijonte kushtet e nevojshme” për një “zgjidhje afatgjatë dhe të plotë të krizës” në Nagorno-Karabak. Sipas presidentit rus, armëpushimi hyri në fuqi dje në 23:00.

Nënshkrimi i marrëveshjes u konfirmua gjithashtu nga Presidenti i Azerbajxhanit. Marrëveshja trepalëshe është një “moment historik në zgjidhjen e konfliktit”, tha Ilham Aliyev në një deklaratë pas takimit me Presidentin rus Vladimir Putin.

“Unë jam shumë i lumtur që sot po zgjidhet fundi i konfliktit të gjatë midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, pushtimi i territoreve të Azerbajxhanit po mbaron”,  tha Aliyev.

Presidenti azer e përshkroi marrëveshjen si historike, duke siguruar që do të ndalojë gjakderdhjen dhe do të çojë në paqe të qëndrueshme.

Por ky vendim nuk është pritir mirë nga populli armen. Në të njëjtën kohë, mijëra protestues të zemëruar u mblodhën rreth parlamentit armen pasi u përhap lajmi i nënshkrimit të marrëveshjes dhe qindra prej tyre sulmuan ndërtesën, thyen dritaret dhe shkaktuan dëme të mëdha brenda parlamentit. g.v/abcnews.al