Armenët godasin me raketa qytetet azere, përshkallëzohet konflikti në Kaukaz

schedule14:50 - 5 Tetor, 2020

schedule 14:50 - 5 Tetor, 2020

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ka njoftuar se qyteti Aghjabadi është duke u sulmuar me raketa nga forcat armene. Raportohet se ka civilë të plagosur, ndërsa ky është qyteti i tretë, i cili qëllohet me raketa nga forcat armene prej dy ditësh.

Më herët u godit qyteti i Ganjas, e cila njihet si zemra industriale e Azerbajxhanit, ndërsa mbrëmjen e djeshme u qëllua me raketa edhe qyteti i Mingachevir, një qendër tjetër e rendësishme ekonomike.

Armenia thekson se qëllimi me raketa ndaj qyteteve azere po bëhet për shkak se ushtria e Azerbajxhanit është duke përdorur armë ndaj civilëve në kryeqytetin e të të ashtuquajturës Republika Artsakh, e cila është kryeqendra e Nagorno Karabakh.

https://www.youtube.com/watch?v=Wb67SEFPDYY&feature=youtu.be

Vendet janë duke luftuar prej tetë ditësh për rajonin e Nagorno Karabakh dhe për shkak të përplasjeve të ashpra kanë humbur jetë një numër i madh ushtarësh, por edhe civilësh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!