Armela Krasniqi vizitë zyrtare në Gjermani: Tregu mediatik dhe vrulli teknologjik

schedule18:14 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 18:14 - 2 Dhjetor, 2021

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Armela Krasniqi zhvilloi një vizitë zyrtare në Institutin Shtetëror për Komunikimin në Republikën Federale të Gjermanisë. Në këtë takim Krasniqi u prit nga Dr. Wolfgang Kreissig, Kryetar i Institutit, në përbërje të të cilit janë 14 autoritete rregullatore Gjermane, të ndara sipas landeve dhe Peter Matzneller, drejtues i Marrëdhënieve me Jashtë në Institut, njëherësh nënkryetar i bordit të ERGA-s.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit, zyrtarët diskutuan mbi sfidat e përbashkëta me të cilat përballen autoritetet rregullatore në ditët e sotme si dhe nevojën e forcimit të bashkëpunimit përmes shkëmbimit të informacionit dhe mbi të gjitha ndjekjes së praktikave më të mira në këtë drejtim.

Bashkëbiseduesit u ndalën tek rëndësia që ka implemtimi i Direktivës 2018/1808 si një mjet i mirë për të rregulluar disa aspekte të rëndësishme të tregut mediatik. Sipas Dr. Kreissig, Gjermania në cilësinë e vendit kontribues për përpilimin e kësaj Direktive, ka përfunduar implementimin e saj dhe është në fazën e diskutimit të çështjeve me të cilat tregu mediatik përballet për shkak të zhvillimeve të vrullshme teknologjike.

Krasniqi dhe Dr. Kreissig u ndalën dhe tek vëmendja që i duhet kushtuar edukimit mediatik përmes gjithëpërfshirjes së aktorëve përkatës në këtë fushë. Në fund të këtij takimi, krerët e institucioneve u ndalën tek monitorimi i përmbajtjeve  dhe rëndësia që ky proces të kryhet si një vlerë e shtuar në ofertën programore që i bëhet publikut. Dr.Kreissig i’u përgjigj pozitivisht ftesës për të vizituar AMA-n dhe Shqipërinë në një moment të përshtatshëm për të dy palët./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!