SHKODËR- Pas kontrolleve të kryera për goditjen e paligjshmërive në fushën e armëmbajtjes pa leje, është arrestuar një 40-vjeçar. Sipas policisë, 40-vjeçari, posedonte armë pa leje. Gjithashtu është proceduar një 16-vjeçar që u kap me kanabis.
Gjatë operacionit të zhvilluar nga policia e Shkodrës, janë sekuestruar, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

