Një 61-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Vorë. Mësohet se atij i janë gjetur në banesë armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat i janë sekuestruar nga blutë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Hill”.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 7.
Iu gjetën armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, në banesë, arrestohet në flagrancë 61-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hill”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi 61 vjeç, banues në Vorë.
Gjatë kontrollit në banesën e 61-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë, krehër dhe municion luftarak./abcnews.al

