Armë zjarri dhe mbi 4 000 euro në banesë, arrestohet për trafik droge 30-vjeçari në Shqipëri

schedule14:27 - 5 Tetor, 2022

schedule 14:27 - 5 Tetor, 2022

Policia në Greqi ka vënë në pranga një 30-vjeçar të cilit iu gjet një sasi lëndësh narkotike dhe armë zjarri. Mediat në vend bëjnë të ditur se i riu u arrestua mesditën e së hënës në qytetin e Zakinthos, nga efektivë të policisë së grupit DIAS dhe Departamentit të Sigurisë.

30-vjeçari është banues i ishullit ndërsa ndaj tij janë ngritur akuza për trafik droge dhe shkelje të legjislacionit për armët.

Ai u arrestua gjatë një operacioni policor dhe në kontrollin e kryer në banesën e tij u gjet 23.7 gramë heroinë, dy peshore precize, shuma prej 4795 euro, një pistoletë, një kuti me fishekë metalikë dhe bombola gazi dhe dy celularë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!